Oleksandr Usyk ka shkruar histori në boksin profesionist, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda pas fitores ndaj britanikut Daniel Dubois, shkruan 04 Online.
Meçi nisi në favor të ukrainasit, i cili goditi saktë që në raundin e parë, ndërsa Dubois kishte vështirësi në shënjestrimin e trupit të tij. Raundi i dytë solli shkëmbime të forta, me Dubois që befasoi, por Usyk reagoi me precizion në sekondat e fundit.
Në raundet pasuese, Usyk tregoi klasin e tij, kontrolloi ritmin dhe shmangu sulmet e kundërshtarit me mjeshtëri. Pika kulmore erdhi në raundin e pestë, ku me një seri goditjesh të fuqishme, ai rrëzoi Dubois në ring dhe mori fitoren vendimtare.
Usyk konfirmon statusin e tij si një nga boksierët më të mëdhenj të kësaj epoke./04 Online