Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e të njejtat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e vendit.
Në shumicën e raporteve të policisë, viktimat e dhunës në familje kanë qenë kryesisht femrat.
Një ngjarje ndryshe nga këto është raportuar të enjten rreth orës 12:00 në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se dje, gjatë ditës së enjte ka arrestuar një femër e dyshuar për dhunë në familje.
Siç njofton policia bëhet e ditur se e dyshuara sipas deklaratës së një familjari të saj, kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes kohë pas kohe.
Policia e Kosovës në Suharekë bën me dije se me vendim të prokurorit e dyshuara për dhunë në familje është dërguar në mbajtje.