Është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës në familje në Prizren.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. I dyshuari vuan nga problemet psikike dhe i njëjti është dërguar në repartin e psikiatrisë në Prizren. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online