Në Prizren është arrestuar nje person nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 23.07.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimen mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online