Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.
I dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Suharekë / 16.12.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online