Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim

0
499

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se 23 vite pas luftës, Republika e Kosovës është më e fortë politikisht e ushtarakisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës 23 vite më parë, Mehaj tha se ushtria e vendit është furnizuar dhe vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne.

“Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon”, shkroi ai.

Mehaj ka shtuar se nuk do të lejohet që populli i Kosovës të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën, terrorin e gjenocidin që e kishte përjetuar gjatë luftës 1998-1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here