Prania e antibiotikëve në mishërat që konsumojmë, është një nga çështjet më të rëndësishme në bisedat e industrisë së sotshme ushqmiore.
Sa më shumë antibiotikë që rezultojnë nga testet që i bëhen bagëtive, aq më shumë shkenca prodhon baktere rezistente ndaj përdorimit të tyre.
Një raport i fundit për vitin e shkuar ka shkruar se, megjithatë, jemi vazhdimisht nën rrezikun e përdorimit të pakontrrolluar të tyre.
Raporti tregon se mishi i kuq që përdoret në fast-food-e është më i bombarduari.
Mishi me të cilin prodhohen qoftet, salsiçet apo gjithë sallamrat është gjithashtu për t’u shmangur sa më shumë.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsumoni mish pule, thonë specialistët.