Gripi dhe e ftohura shuajnë çdo dëshirë të mundshme për ushqim. Këto dy sëmundje e veshin trupin me dhimbje nga koka tek këmbët.
Ndonëse ushqimi është i një rëndësie të veçantë për kapërcimin e gripit dhe të ftohurës, ekspertët kanë identifikuar një listë të produkteve që duhen shmangur, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë.
Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara përmbajnë shumë substanca të dëmshme që e dëmtojnë imunitetin.
Këto substanca të modifikuara gjenetikisht e vështirësojnë shërimin nga gripi dhe e ftohura dhe nuk largojnë simptomat.
Alkoli
Alkoli mund të ngrohë fytin dhe të ofrojë një qetësim të përkohshëm por në të vërtetë, ai dobëson sistemin imunitar dhe e dehidraton trupin. Megjithatë, vera e kuqe e cila është e pasur me flavonoidë të cilët e mbrojnë organizmin nga e ftohura.
Kjo nuk do të thotë që kur të jeni sëmurë ta teproni me verën e kuqe.
Ushqimet me yndyrë
Ushqimet me yndyrë dhe të skuqurat duhen shmangur sepse shkaktojnë inflamacion në stomak. Për më tepër, të skuqurat ndikojnë negativisht tek sistemi imunitar dhe vonojnë shërimin.
Produktet e bulmetit
Produktet e bulmetit me pak yndyrë mund të konsumohen por ata me shumë yndyrë duhen shmangur. Për shembull, AgroWeb.org ju këshillon se një gotë me qumësht të ngrohtë e të pasuruar me pak mjaltë lufton të ftohurën.
Por produktet e bulmetit me shumë yndyrë shumëfishojnë sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes.
Ushqimet me shumë sheqer
Sheqeri ndërhyn tek mekanizmi mbrojtës i organizmit që është përgjegjës për luftimin e të ftohurës dhe gripit. Ushqimet me shumë sheqer nxisin akumulimin e sekrecioneve dhe ulin aftësinë e rruazave të bardha të gjakut për luftimin e sëmundjeve.
Mishi dhe nënproduktet e tij
Këto produkte duhen shmangur deri sa gripi ose e ftohura të jetë larguar plotësisht. Produktet e mishit kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe e mbingarkojnë sistemin tretës.
Yndyrnat shtazore pengojnë eliminimin e viruseve dhe baktereve dhe sëmundja zgjat për shumë kohë. Për këtë arsye rekomandohet konsumi i frutave dhe perimeve.
Ushqimet dhe pijet e ftohta.
Ushqimet dhe pijet e ftohta përkeqësojnë acarimin e fytit.Ju duhet të qëndroni ngrohtë, të pini çajra të ngrohtë dhe të hani supa me perime ose mish pule.
Trupi ka nevojë për nxehtësi, hidratim dhe ushqime të shëndetshme që të mposhtë sëmundjet.
Çfarë duhet të hani?
Në vend të alternativave më sipër zgjidhni të konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta, fruta të pasura me vitaminë C, supë pule, lëng mishi dhe produkte antinflamatore si mjalti apo turmeriku. /AgroWeb