Ushqimet e përpunuara përshpejtojnë plakjen

0
61

Plakja e shpejtë ndikohet veçanërisht nga mënyra e ushqyerjes. Një studim i fundit ka vërtetuar se ushqimet e përpunuara dhe konsumimi i tyre në paketime plastike ka një ndikim domethënës në këtë proces.

Ushqimet e përpunuara përshpejtojnë procesin e plakjes biologjike. Në krahasim me ata që ushqehen në mënyrë të balancuar, ndryshimi është i madh, dhe kjo është konfirmuar nga një studim i fundit i kryer nga një sërë universitetesh shkencore dhe publikuar në revistën mjekësore “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Analizat kanë evidentuar se personat që konsumonin më shpesh ushqime të procesuara, pra që kanë kaluar shumë procese artificiale para se të mbërrijnë në organizëm, kishin moshë biologjike më të madhe në krahasim me moshën kronologjike. Por pika thelbësore e studimit ishte që edhe personat që ndiqnin regjime ushqimore mesatarisht të ekuilibruara nga vlerat, pra të pasura me fruta, perime, fibra etj., por që përfshinin edhe sasi të konsiderueshme të ushqimeve të përpunuara, tregonin shenja shumë më të shpejta të procesit të plakjes.

Studimi në fjalë është kryer mbi një kampion prej 25 mijë personash, e megjithëse shumë prej tyre, për nga vlerat ushqyese, ndiqnin dieta të shëndetshme, përfshirja e patatinave, ëmbëlsirave të paketuara, pijeve të gazuara, bukës së paketuar, supave të gatshme, ushqimeve të ngrira të gatshme dhe kosit të aromatizuar rezultonin mjaft të dëmshme.

Gjithashtu, një element tjetër që është mjaft shqetësues është paketimi, pasi zakonisht janë përbërje plastike apo të krijuara artificialisht, çka lënë gjurmë mbi ushqimet dhe ndikojnë përtej vlerave, edhe në ndryshimin e mikrobiotës intestinale, duke sjellë dëm të dyfishtë dhe toksik për organizmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here