USAID përzgjedh Komunën e Prizrenit për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale

0
294

Komuna e Prizrenit është përzgjedhur si komunë partnere për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale nga USAID-i.

Si rrjedhojë, organizata amerikane e ka prezatuar projektin para Komunës së Prizrenit, i cili pritet të jetë program pesë vjeçar dhe që ka për qëllim prezantimin e praktikave të qëndrueshme për pjesëmarrje publike.

“USAID përzgjedh Komunën e Prizrenit si komunë partnere për ciklin e ardhshëm të zbatimit të Programit për Kontratën Sociale, e cila është bërë në bazë të kritereve të vlerësimit dhe përkushtimit nga ana e Kryetarit të Komunës z.Shaqir Totaj.
Përfaqësues nga USAID sot prezantuan projektin para përfaqësuesve të Komunës.
Programi i USAID “Kontrata Sociale” është program 5 vjeçar që ka për qëllim prezantimin e praktikave të qëndrueshme për pjesëmarrje publike, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetarëve të Kosovës si dhe përforcimin e bashkëpunimit në mes të qytetarit dhe qeverisjes lokale.
Prandaj ne do të përkushtohemi që ky Program të ketë një implementim sa më të mirë në Komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here