Ursula von der Leyen: Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

0
212

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përmendur se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo ka përmendur edhe kushtin e ri i cili është përfolur, ETIAS, i cili sipas saj është një sistem i pavarur.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kemi thënë. Sa i përket ETIAS është i pavarur” – tha presidentja Ursula von der Leyen.

Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar.

“Ka kaluar kohë e gjatë që pavarësisht plotësimit të të tgjitha kritereve ende nuk ka liberalizim të vizave. Shpresojmë shumë që thirrja e Komisionit Evropian të respektohet nga të gjitha shtetet anëtare” – tha Osmani.

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime mes vete./Kallxo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here