Superylli botëror Dua Lipa ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, dhe siç pritej, rrjetet sociale janë mbushur me urime nga miqtë, familja dhe fansat në mbarë botën.
Mesazhet më të veçanta kanë ardhur nga njerëzit më të afërt të saj – i fejuari, aktori britanik Calum Turner, dhe babai i saj, muzikanti Dukagjin Lipa.
Dukagjini publikoi një mesazh të gjatë e prekës për vajzën, ku mes tjerash shkruante:
“Që nga momenti që hyre në jetën time, e mbushur atë me gëzim, krenari dhe qëllim. Të shoh duke u rritur në një person kaq të fortë, të mirë dhe të suksesshëm ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Udhëtimi yt, arritjet dhe mënyra se si mbart veten me dinjitet dhe vendosmëri më inspirojnë çdo ditë. Nuk mund të jem më krenar për ty…”
Ai vazhdoi urimin me fjalë të ngrohta, duke i kujtuar se përveç suksesit, jeta ka të bëjë edhe me dashurinë, lumturinë dhe kuptimin që krijon gjatë rrugës. “Gëzuar 30-vjetorin, e dashura ime, të dua më shumë sesa fjalët mund të shprehin,” përfundoi ai.https://www.instagram.com/p/DNqobvmy-ej/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Furimi-i-shkurter-i-calum-turner-per-dua-lipen-ne-ditelindje-ndryshe-nga-mesazhi-emocionues-i-babait-te-saj%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A458.39999997615814%2C%22ls%22%3A111.89999997615814%2C%22le%22%3A436.60000002384186%7D
Por, ndryshe nga babai i saj që zgjodhi një mesazh të gjatë e emocional, Calum Turner ishte shumë më i përmbajtur. Në një postim të shkurtër në Instagram, ai shkroi thjesht:
“Urime ditëlindja e 30”.
Ky ishte urimi minimalist i Calumit i cili shpreh më shumë thjeshtësi dhe natyrshmëri të raportit të tyre. /GazetaExpress/