URIME KOSOVË 2024-ta: Nga sot qytetarët mund të udhëtojnë PA VIZA në 27 shtete të zonës Schengen

0
161

Pritjes i erdhi fundi. Kosovarët lirshëm nga sot 1 janar 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Kjo liri e lëvizjs vije sakësisht 16 vjet pas pavarësisë së vendit, dhe shumë premtimeve të politikanëve. Ato nisën nga viti 2010, ku ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në dhjetor të atij viti u kishte premtuar qytetarëve se brenda 15 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza, por që nuk ndodhi, dhe premtime të njëjta bën të gjithë kryeministrat më pas, por pa rezultat.

Por më në fund bllokada për kosovarët u hoq dhe gëzimi erdhi. Kanë mbetur edhe pak orë kur do të realizohet fluturimi i parë për kosovarët pa viza drejt veneve të BE-së. Saktësisht do të jetë të hënën në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

Vizita, jo punë…

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm, por jo të drejt pune.

Ju mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore.

Gjatë zbatimit të këtij rregulli, duhet të merren parasysh aspektet e mëposhtme:

Data e hyrjes konsiderohet si dita e parë e qëndrimit në territorin Shengen;

Data e daljes konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin Shengen;

Periudha e referencës 180-ditore nuk është fikse. Është një dritare lëvizëse, e bazuar në qasjen e shikimit në çdo ditë të qëndrimit (qoftë në momentin e hyrjes ose në ditën e një kontrolli aktual, si kontrolli i policisë në brendësi ose kontrolli kufitar pas nisjes). Mungesa, mos udhëtimi drejt zonës Shengen për një periudhë të pandërprerë prej 90 ditësh, lejon një qëndrim të ri deri në 90 ditë në një periudhë 180-ditore.

Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

√ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

√ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

√ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

√ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

√ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

√ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Çfarë pasoja mund të keni në rast të shkeljeve eventuale?

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes së zonën Shengen deri në 5 vite.

Kush nuk mund të udhëtoj në zonën Shengen?

Persona që figurojnë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

Persona ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet e zonës Shengen, apo kanë qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.

Sa para duhet të kem me vete për të udhëtuar në zonën Shengen?

Kohëve të fundit kemi marr shumë pyetje se sa para duhet ti kemi me vehte ose të deponuara në bankë në mënyrë që të vizitojmë shtetet e zonës Shengen. Duke marr parasysh që #paviza mund të udhëtoni nga 1 janar, 2024 vetëm për vizita afatshkurta turistike ose familjare e atë më së shumti deri në 90 ditë qëndrim në vijim po i japim disa informata praktike.

Si udhëtar/e, me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund të ju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj. Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartament apo tek të afërmit tuaj.

Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartament apo çfarëdo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here