“Urban Group”, kompania shumë e suksesshme nga Prizreni së shpejti do të jetë në një lokacion të ri.
Kjo kompani ka në menaxhim disa biznese të cilat deri më tani kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme.
Përveç që ka rritur numrin e punëtorëve, njëkohësisht ka rritur edhe numrin e shërbimeve.
“Urban Marketing Agency” është kompani e cila bënë pjesë në “Urban Group” duke ofruar shërbime të profesionalizuara të marketingut, të klasifikuara dhe profilizuara në përputhje me kërkesat e tregut.
Ndërsa, “Urban Rent a Car” është kompani e cila ofron vetura me qera të llojeve të ndryshme. Të sigurta, komfore dhe me çmim të arsyeshëm. Përndryshe, kjo kompani ka dëshmuar profesionalizëm të lartë, ku klientët janë ndarë shumë të kënaqur deri më tani.
Edhe “Urban Travel” është pjesë e “Urban Group”, e cila ofron shërbime të udhëtimit, bileta dhe aranzhime të pushimeve në vende të ndryshme të botës.
Teksa “Urban Press” është platformë sociale që në fokus e ka sportin, duke ofruar lajmet më të shpejta e të konfirmuara për sportin vendor dhe ndërkombëtar.
“Urban Group” përveç lokacionit të ri, do të vijë edhe me disa shërbime të reja, të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim.