“Ura e Ibrit duhet të hapet në koordinim me aleatët e Kosovës”, Lajçak e përsëritë qëndrimin e BE-së

0
100

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka pajtim për mbajtjen e një rundi të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

Pas takimit në Qeveri, Lajçak para gazetarëve tha se shpreson se nuk do të ketë një bllokadë nga ana e serbëve në kufijtë me Kosovën.

Në takimin me Besnik Bislimin u fol dhe për hapjen e Urës së Ibrit, për të cilën Lajçak thotë se duhet të hapet, por me koordinim me aleatët e ngushtë të Kosovës.

“Kemi diskutuar dhe për çështjen e Urës së Mitrovicës, për hapjen e saj për transport, mendimi i Bashkimit Evropian besoj që tashmë është i ditur, por do ta përsëris, duhet të hapet, por të hapet në koordinim më partnerët e ngushtë të Kosovës”.

Lajçak u pyet nga gazetarët nëse është tërhequr letra që kryeministrja e atëhershme, Ana Bërnabiq, ia kishte dërguar dhejtorin e vitit të kaluar Bashkimit Evropian. Në atë letër, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur në Bruksel, dhe Aneksin për zbatim, të arritur në Ohër.

Lajçak tha se letra është tërhequr, duke shtuar se ka deklarata kohë pas kohe që nuk po ndihmojnë në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here