Në kuadër të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me një pjesëmarrje masive, Klubi i Çiklistëve Pro Bike Prizren realizoj me suksese aktivitetin “Me Biçikleta ta ndriçojmë Prizrenin në Rozë”🎀🚴, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
“Ngjyra rozë është simboli i ndërgjegjësimit për këtë sëmundje dhe simbol i solidaritetit me gratë që janë prekur nga ajo.
“Duke mbështetur kauzën “Race for the Cure”, si K.Ç. Pro Bike Prizren me mbështetjen e organizatës Renesansa përgjatë çiklizmit nëpër rrugët e Prizrenit të bukur u munduam të risim ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit andaj aktiviteti ‘Me Biçikleta ta ndriçojmë Prizrenin në Rozë’🎗️🚴 ishte një ngjarje e bukur dhe frymëzuese që bashkoj komunitetin lokal për një qëllim të madh dhe nxiti solidaritetin dhe sensibilizimin në luftën kundër kancerit të gjirit”, thuhet në postimin e bërë nga klubi K.Ç Pro Bike Prizren.
Aktiviteti përfundoji në zyrat e shoqatës Renesansa në Prizren ku çiklistet morën më shumë informata sa i përket aktiviteteve të kësaj shoqate gjatë muajit tetor ku u nënvizua se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë”, thuhet në njoftim./04 Online