Ekipi i projektit HERAS Plus vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të pajisjeve të reja të financuara nga ky projekt, thuhet në njoftimin e UPZ-së.
“Pajisjet do të përmirësojnë veprimtaritë e kërkimit në fushat relevante brenda Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Analiza e shprehjes gjenetike sasiore dhe cilësore; Analiza e miRNA-s; Hartimi i hartës gjenetike; Identifikimi gjenetik; Përcaktimi i bibliotekës NGS; Përcaktimi i patogjeneve.
Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi HERAS Plus, konzorciumin zbatues (WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD), si dhe Agjencinë Austriake të Zhvillimit për këtë mbështetje të madhe dhe theksoi se kjo mbështet zbatimin e strategjisë së Universitetit në promovimin e inputeve/produkteve të kërkimit”, thuhet në njoftim./04 Online