Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit me ujdi synojnë përforcimin e lidhjes së arsimit dhe shëndetësisë  

0
94

Drejtuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe ata të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të enjten kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, që është cilësuar si hap drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë.

Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit, Mentor Alishani dhe Drejtoresha e Spitalit, Narqize Arënliu – Hoxhaj, raporton Telegrafi.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për të dyja institucionet, duke synuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Krahas këtyre aktiviteteve, do të zhvillohen edhe iniciativa të tjera të përbashkëta që do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se gjatë takimit, të dy drejtuesit kanë shprehur përkushtimin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në komunitetin e Prizrenit dhe më gjerë.

“Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, që do të sjellë përfitime konkrete për studentët, stafin dhe gjithë komunitetin. Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjes mes arsimit dhe shëndetësisë, duke krijuar mundësi të reja për të dyja institucionet që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit dhe të ofrojnë një mbështetje të madhe për kauzat që prekin të gjithë ne”, përfundon njoftimi i Universitetit “Ukshin Hoti”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here