Manchester United vazhdon në SHBA përgatitjet për sezonin e ri. Në prag të miqësores të së dielës përballë Liverpoolit (01:45), trajneri Erik ten Hag preku disa tema të ndryshme në lidhje me skuadrën e tij.
“Edhe pse kemi fituar dy trofe, në gjashtë vitet e fundit United nuk kishte fituar asgjë. E dinim se duhej të ndryshonim situatën. Pjesërisht ia kemi dalë, duke filluar një projekt të ri.
Jam i lumtur për mbështetjen e tifozëve. Ata janë një pjesë e rëndësishme e jona, bashkë me klubin, skuadrën dhe futbollistët. Ata janë një ndihmë e madhe për ne në arritjen e rezultateve pozitive.
Premier League? Do të ishte shumë e dobishme ta nisnim mbarë, por rëndësi ka si e përfundon kampionatin. Megjithatë, një fillim i mirë ndërton themelet e një sezoni të suksesshëm.
Sepse sezonet janë të gjata dhe trofetë fitohen gjithmonë në muajt mars ose prill. Nevojitet karakter i fortë për të drejtuar United, por unë jam mësuar tashmë”, theksoi tekniku holandez i “Djajve të Kuq”.
I cili në dy vitet e fundit ka fituar FA Cup dhe EFL Cup me United. Në datën 10 gusht është radha e derbit kundër Cityt të Pep Guardiolës për fitimin e Superkupës së Anglisë./SS