“Unë rezultoj i martuar e me fëmijë” – Laert Vasili flet për thashethemet që qarkullojnë për të

0
148

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili.

Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…

Ronaldo: Cilat janë disa nga thashethemet më të çuditshme që ke dëgjuar për veten tënde?

Laert: Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund.

Ronaldo: Ti nuk ke fëmijë?

Laert: Jo, me sa di unë.

Ronaldo: Artistët e kanë të zhvilluar intuitën, e ndien që mund të kesh ndonjë fëmijë diku?

Laert: Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: “E sheh? Është i yti!” Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak!

Ronaldo: Do të doje të ndodhte si skenë?

Laert: Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here