Hurmat janë të dobishme në luftën kundër shumë sëmundjeve.
Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra dhe janë një zëvendësues i shkëlqyer i çokollatës dhe ushqimeve të tjera të ëmbla.
Cilat janë përfitimet e ngrënies së hurmave?
Ato ulin kolesterolin
Për njerëzit që kanë kolesterol të lartë, hurmat janë një frut i shkëlqyer. Besohet se këto fruta të ëmbla ulin kolesterolin e keq në trup.
Ato forcojnë zemrën dhe enët e gjakut
Nëse keni një muskul të dobësuar të zemrës ose ndonjë lloj tjetër sëmundjeje të zemrës, hani hurma. Lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës të zhytura në ujë.
Në mëngjes i pastroni nga farat, i grini në blender së bashku me ujë. Konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje disa herë në ditë.
Ato ulin presionin
Hurmat janë të pasura me kalium dhe përmbajnë shumë pak natrium. Një porcion me pesë ose gjashtë hurma ka rreth 80 mg magnez, një mineral që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut.
Hulumtimet tregojnë se nëse merrni 370 mg në ditë të këtij minerali, ai ul presionin e gjakut.
Ata mbrojnë kundër goditjes në tru
Falë përmbajtjes së pasur të kaliumit, hurmat janë provuar të jenë një mjet i shkëlqyer për të ruajtur shëndetin e sistemit nervor.
Studimet kanë treguar se një konsum më i lartë i kaliumit mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes me 40 për qind. /Shqip.com