Ulet ndjeshëm çmimi i transportit për mallrat e importuara, pritet rënie e çmimeve në tregun kosovar

0
267
Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës gjatë vlerësimit, analizës dhe hulumtimeve të bëra ka evidentuar se kostot e shpenzimeve të transportit detar në nivel global të shpenzimeve kanë pësuar rënie të theksuar, kryesisht si rezultat i rënies së vëllimit tregtar.

Në këtë drejtim, me qëllim të ndjekjes dhe harmonizimit të çmimeve të transportit detar, Dogana e Kosovës i ka rekomanduar Qeverisë që me rishikimin e shpenzimeve të transportit detar të ulen çmimet.

Me vendimin e ri të cilin e mori ekzekutivi të mërkurën, parashihet ulje e ndjeshme e çmimit për mallrat e importuara me kontejner përmes transportit detar. E ky vendim i qeverisë pritet të ndikoi edhe në rënien e çmimeve në tregun kosovar.

P.sh deri tani për një kontejner të madhësisë 20FT të ardhur nga Kina, doganës është dashur ti paguhet 2050 dollarë amerikan, ndërsa tani për të njëjtin kontejner importuesit do të paguajnë 1700 dollarë.

IndeksOnline ka kontaktuar me Doganën e Kosovës për të pyetur nëse ka nisur së zbatuari vendimi i ri dhe a pritet të këtë ulje të çmimeve në tregun kosovar.

“Dogana e Kosovës me hyrjen në fuqi të udhëzimit administrativ ka filluar zbatimin. Kjo duhet të ndikojë në çmimet e produkteve të lira që importohen nga transporti detar me kontinier. Dogana është duke i kontrolluar edhe çmimet në treg dhe do të vazhdojë kontrollin, kjo duhet të ndikojë edhe në çmimet e produkteve që shiten në treg me shumicë dhe pakicë”, ka deklaruar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.

Sipas tij, çmimet e mallrave të transportit detar me kontinier kanë pasur rënie drastike sidomos tek produkte e lira. Përllogaritet diku mbi 50 % kanë rënë çmimet e transportit detar globalisht, pra mund të konstatohet se vlera e çmimit të transportit për konteiner të kthehet në vlerësim që ishte para periudhës së pandemisë.

Mbi bazën e këtyre vlerësimeve dhe hulumtimeve të kryera nga njësitë e Doganës së Kosovës, dhe mbështetur në nenin 8, paragrafi 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2015 për Përcaktimin e Kostos së Shpenzimeve të Transportit të Mallrave të Importuara u vendos për rishikim të vlerave të shpenzimeve të transportit detar dhe u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Më poshtë gjeni çmimet e vjetra dhe të reja të përcaktuara nga Qeveria:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here