Uji është i nevojshëm të pihet që të mund të funksionojmë mirë fizikisht, por hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti Tufts i kryer në vitin 2009 tregon që konsumimi adekuat i ujit po ashtu është i rëndësishëm për shkak të disponimit tonë.
Hulumtimi ka përshirë 31 kandidatë (meshkuj dhe femra të moshës studentore, sportist aktivë). Të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë aktivitet aerobik për 60 deri 75 minuta derisa ishin pak të dehidruar.
Të gjithë raportuan që janë më të lodhur, depresiv, më konfuz, më të tensionuar ose të zemëruar sesa grupi i kontrollit i cili ka kryer aktivitete të ngjashme.
Hulumtuesit në të njëjtën kohë kanë analizuar efektin e dehidrimit në aftësitë kognitive të sportistëve. Janë zbuluar ndikime të caktuara negative në aftësitë kognitive, por lidhja në mes dehidrimit dhe ndryshimit në disponim ishte në mënyrë të konsiderueshme më e fortë.
Hulumtuesit kanë marrë parasysh nivelin e dehidrimit (humbjen e ujit prej 1 deri 2 për qind) në krahasim me dehidrimin e lehtë të cilin e përjetojnë shumica e njerëzve çdo ditë për shkak të konsumimit shumë të pakët të ujit. Atëherë sa ujë duhet të pimë në ditë? Sasia varet nga shumë variable, siç është pesha, shkalla e aktivitetit fizik, e deri te kushtet atmosferike.
Sasia e përgjithshme që rekomandohet është tetë deri nëntë gota në ditë. Sipas fjalëve të Kristen E. D’Anchi, një nga hulumtueset kryesore nga Tufts, “tetë gota prej dy decilitrash në ditë nuk e kanë dëmtuar askënd ndonjëherë”.
Tregues tjetër i përgjithshëm nëse keni dehidruar është sasia dhe ngjyra e urinës. Nëse prodhoni rreth 14 decilitra urinë pa ngjyrë ose me ngjyrë te verdhë të çelët në ditë (pra, nuk është e koncentruar e as me ngjyrë mbyllët), do të thotë që pini ujë të mjaftueshëm. Mos pritni të ju marrë etja. Kur e ndieni etjen, kjo do të thotë që tashmë keni dehidruar pak.
Megjithatë, si në gjithçka tjetër është e nevojshme të jeni të kujdesshëm. Besoni apo jo, është e mundshme të pini për së tepërmi ujë gjë që mund të çojë deri tek helmimi me ujë dhe përfundimisht me vdekje. Udhëhiquni nga arsyeja e shëndoshë – mos pini më pak, por as më shumë nga sasia e rekomanduar prej tetë deri nëntë gota ujë në ditë.