Uji bëhet më efikas për tretjen me këto gjashtë shtesa natyrale

0
43

Së bashku me lëngjet e tjera, lëngjet e stomakut dhe enzimat, uji ndihmon në procesin e tretjes që trupi të mund të thithë lëndët ushqyese

Uji është pija më e shëndetshme dhe i mirë për ruajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm, ndërsa tretja e mirë është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm. Nga të gjitha pijet që njeriu merr, uji do të ofrojë përfitimet më të mëdha për hidratimin, funksionimin mendor, shëndetin fizik, rregullimin e temperaturës, flokët, lëkurën, muskujt dhe nyjet. Por, pavarësisht baktereve të mira që marrim nga ushqimet e pasura me fibra, uji është çelësi i tretjes së mirë pasi nxit funksionimin e duhur të zorrëve. Në mungesë të ujit, shfaqen kapsllëku, fryrje dhe dhimbje barku.

Si ndihmon uji në ruajtjen e zorrëve dhe sistemit tretës?

Kur ushqimi arrin në zorrën e hollë, uji mbetet substanca më e rëndësishme që mundëson procesin e plotë të tretjes. Lëngjet e trupit hyjnë në sistem nga mukozat e zorrëve, pankreasi dhe mëlçia, ndërsa enzimat ndihmojnë zorrët të thithin substanca të ndryshme si aminoacidet, acidet yndyrore dhe karbohidratet. Të gjitha lëndët ushqyese të dobishme thithen në këtë fazë në zorrën e hollë para se të kalojnë në qarkullimin e gjakut. Tretja vazhdon në zorrën e trashë ku përsëri uji ka një rol kryesor.

Së bashku me lëngjet e tjera, lëngjet e stomakut dhe enzimat, uji ndihmon në tretje duke mundësuar trupit të thithë lëndët ushqyese. Uji që pihet nuk pengon tretjen as nuk hollon lëngjet e stomakut, ndërsa gjithashtu zbut jashtëqitjen. Hidratimi i mirë ndihmon tretjen, ndaj është e këshillueshme të pini sa më shumë ujë gjatë ushqimit ose sa herë që ndiheni të etur. Konsumi i ujit duhet të shoqërohet edhe me marrjen e fibrave, pasi fibrat në ushqim thithin ujë duke e bërë jashtëqitjen më të bollshme, duke e lehtësuar kalimin dhe eliminimin e saj. Ky proces ndodh në zorrën e hollë. Pas kalimit në zorrën e trashë, materiali i mbetur përpunon ujin nga jashtëqitja për të ruajtur lëngjet në trup, transmeton Telegrafi.

Uji bëhet ilaç për tretjen kur i shtohen të paktën dy erëza

Përveçse nxit funksionimin e rregullt të zorrëve, uji konsiderohet ilaç për tretjen kur i shtohen përbërës të tillë si erëza, agrume, perime apo bimë medicinale të freskëta. Nëse dëshironi që uji të jetë më efektiv për sistemin tretës, mjafton të shtoni të paktën dy erëza. Kombinimet më të mira janë: lëngu i limonit dhe kanella, karafili me gjethe mente, lëngu i limetës dhe kastravecë të freskët. Ju gjithashtu mund të eksperimentoni me kombinime të tjera.

Lëng i freskët limoni ose limete

Limonët dhe limetat janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup. Gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e organizmit dhe përmirësojnë tretjen. Mjafton të shtrydhni gjysmën e një limoni ose limete në një shishe uji dhe ta pini gjatë ditës.

Gjethe mente të freskëta

Menta është e lehtë për t’u kultivuar në kopsht apo ballkon. Ajo aktivizon gjëndrat e pështymës dhe enzimave tretëse që ndihmojnë trupin të thithë lëndët ushqyese nga ushqimi. Për më tepër, menta ka veti qetësuese dhe ndihmon në problemet me stomakun.

Karafili

Përveç ndihmës në problemet e tretjes, karafili lufton me sukses kundër parazitëve që mund të gjenden në trupin e njeriut. Shtoni 3-5 karafilë të plotë në ujë dhe lini të qëndrojë për t’i dhënë aromë. Pas konsumimit të ujit, mund të hani karafilin, por kini kujdes sepse është shumë i fortë.

Rrënja e xhenxhefilit

Xhenxhefili përdoret prej shekujsh si ilaç për tretjen e dobët, krizat, nauze dhe gazrat. Ai përmirëson qarkullimin, ka efekt anti-inflamator dhe antivirale. Prisni copëza të madhësisë së gishtit dhe shtojini në ujë. Ashtu si me mentën, pas pirjes mund ta hani xhinxherin, por kujdes sepse ka aromë të fortë.

Kastravecët e freskët të prerë në feta

Kastravecët i japin ujit shije të freskët dhe mund të hahen ndërsa pini ujin. Ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe furnizojnë trupin me ujë. Përmbajnë antioksidantë dhe fibra, dhe stimulojnë prodhimin e insulinës.

Kanella

Kanella është një ilaç i shkëlqyer kundër baktereve dhe viruseve dhe ndihmon në rastet e tretjes së dobët. Ajo nxit qarkullimin, ndihmon në thyerjen e yndyrnave gjatë tretjes dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke ngadalësuar kohën që ushqimi kalon nga stomaku në zorrën e hollë. Vendosni një copë kanelle në ujë dhe lini të qëndrojë pak për të dhënë aromën. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here