UEFA ka zyrtarizuar sot oraret e ndeshjeve të “play-off”-eve për kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Kuqezinjtë do të përballen si mysafir me Poloninë, në orën 20:45, ndërsa stadiumi i këtij takimi pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.
Nëse Shqipëria siguron kalimin e kësaj sfide të vështirë, atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu, në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Kosova, e cila do të luajë jashtë fushe si mysafir ndaj Sllovakisë.
Orari i plotë i gjysmëfinaleve të “play-off”-eve (26 mars 2026):
Nga ora 18:00
Turqi – Rumani
Nga ora 20:45
Itali – Irlanda e Veriut
Uells – Bosnjë-Hercegovinë
Ukrainë – Suedi
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Republika Çeke – Irlandë
Ndeshjet finale do të luhen më 31 mars, të gjitha në orën 20:45, ku do të vendosen edhe ekipet e fundit europiane që do të sigurojnë biletën për Botërorin 2026.













































