UEFA dënon Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich për sjellje të tifozëve

0
47

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka marrë vendime ndëshkuese ndaj Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich, për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjet evropiane.

Eintracht Frankfurt është ndëshkuar për përdorimin dhe hedhjen e fishekzjarrëve, si dhe për prishje të rendit publik gjatë ndeshjes së 9 dhjetorit ndaj Barcelona-s.

Si pasojë, klubi gjerman është ndaluar të shesë bileta për tifozët udhëtues në ndeshjen e radhës në kompeticionet e UEFA-s, kundër Qarabag më 21 janar 2026.
Frankfurti është gjobitur gjithashtu me 30 mijë euro për fishekzjarrët dhe hedhjen e objekteve, si dhe me 8 mijë euro shtesë për dëmtimin e tualeteve në sektorin e tifozëve mysafirë. Klubi duhet të kontaktojë Barcelonën brenda 30 ditëve për të shlyer dëmet e shkaktuara.

Edhe Bayern Munich ka marrë ndëshkime për përdorimin e fishekzjarrëve nga tifozët. UEFA ka vendosur mbylljen e pjesshme të sektorëve 111-114 në Allianz Arena për ndeshjen ndaj Union Saint-Gilloise më 21 janar 2026.
Gjithashtu, bavarezët janë gjobitur me 70 mijë euro për hedhje objektesh, trazira dhe mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes ndaj Arsenal, si dhe me 16 mijë euro për bllokimin e kalimeve publike.

Një tjetër gjobë prej 30 mijë eurosh dhe mbyllje e pjesshme e Südkurve është vendosur me kusht për një periudhë prove prej dy vitesh.

UEFA thekson se masat synojnë të parandalojnë incidente të ngjashme dhe të ruajnë sigurinë në ndeshjet evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here