Udhtimi ishte luftë!

0
1656

(Kushtuar Agim Ramadanit)

Nuk mund të kaloja pa ju përshëndetur
Thjeshtë një kujtim i momentit
Kur fillove rrugën për në atdhe
Ishte luftë në vendbanimet tona

U futa në lexim të karakterit
Në rrudhat e mimikës së syve
Pash vetëm qartësi në luftën për liri
Ishte luftë kudo edhe në komunikimet tona

E fale besimin edhe aty
Ku ishte fronti i padukshëm
I luftës për luftën në mes zjarrit!
Ishte luftë në mes zjarreve për liri

Dëshmove fitoret e fronteve
Modelin e luftëtarit të lirisë
Ishte luftë për liri të shumëzuar
Tërë e patëm të njejtin armik

Shkruan: Safet SADIKU

Shtator 2022, Zvicër

Marrë nga përmbledhja në dorshkrim:

“ZËRAT E KRENARISË PËR REPUBLIKAT E SHQIPËRISË”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here