“Udhëtim i mrekullueshëm”, vjen ndarja me Arsenalin pas 19 vitesh

0
254

Ainsley Maitland-Niles është rritur tek Arsenali, por do të largohet nga skuadra e zemrës në fundin e sezonit. Lojtari me origjinë nga Xhamajka, i cili numëron 5 ndeshje me kombëtaren angleze, nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në verë.

Anësori i djathtë luan edhe si mesfushor qendre. Këtë sezon është huazuar te Southampton. Maitland-Niles ishte 6 vjeç kur u bë pjesë e akademisë së klubit londinez. Sot është 25 vjeç dhe pas disa huazimeve të ndryshme do të dalë lojtar i lirë në fundin e sezonit.

Në një prononcim për The Athletic ai deklaroi: “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, por tani mbaroi. Është koha t’ia nis nga e para dhe të gjej një shtëpi të re.

Southampton është klub i madh. Do të pranoja me kënaqësi të qëndroja nëse do të më propozonin një gjë të tillë”, u shpreh Maitland-Niles.

Ndërkohë, skuadra e Mikel Artetës vijon përgatitjet për duelin ndaj Manchester City. Përballja mes dy skuadrave më të forta në ishull gjatë këtij sezoni, do të luhet të mërkurën në mbrëmje (21:00).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here