Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, është treguar shumë i rezervuar në daljet publike që pas përfundimit të spektaklit.
Ai ka qenë gjithashtu shumë i kursyer edhe në rrjetet sociale, duke postuar shumë rrallë në llogarinë e tij.
Arsyeja e kësaj mungese mbetet e panjohur, dhe vetëm vetë Ledioni mund ta shpjegojë, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë orë më parë, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku duket se po shijon pushimet, duke dhënë kështu një shenjë të parë pas një periudhe të gjatë heshtje.
