Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League dhe komentoi dy ndeshjet e para, fitoren ndaj Ukrainës dhe disfatën ndaj Gjeorgjisë.
Gjatë intervistës, trajneri Silvinjo u ndal sërish edhe te emocionet e “EURO 2024” dhe rrëfeu përjetimet e tij, të stafit e të ekipit rreth atyre momenteve historike.
Tekniku kuqezi vlerësoi edhe punën e mirë të bërë nga FSHF për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe rritjen e Kombëtares kuqezi.
Më poshtë intervista e plotë e realizuar me gazetarin Blendi Fevziu:
Çfarë nuk shkoi në ndeshjen me Gjeorgjinë? – Një humbje. Po, po e vërtetë, për fat të keq. Stadiumi ishte plot dhe pritshmëritë tona ishin mjaft të mira për të fituar, mbase edhe për të barazuar. Është humbja e parë pas një viti e gjysmë është madje dhe goli i parë që kemi pësuar në stadiumin “Air Albania” dhe më vjen keq për këtë, por në futboll ndodh gjithcka. Gjithsesi futbollistët dhanë maksimumin.
Në futboll ka humbje, ka fitore, sigurisht që deri tani kemi patur një bilanc pozitiv, por problemi ishte që skuadra nuk mundi të reagojë – Nuk ishte e nevojshme që të kuptohej shumë, ishte e dukshme kjo. Po, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe këtë e deklarova edhe në konferencën e shtypit pas ndeshjes. Të gjitha skuadrat e grupit janë të forta, por është një skuadër fizikisht e fortë dhe e rreshtuar mirë nga pikëpamja taktike, një skuadër ku depërtojnë të gjithë dhe bëhet e vështirë, nuk i japin thuajse fare hapësirë skuadrës kundërshtare. Sipas meje duhej të ishte një barazim.
Pas rezultatit 1 me 0, skuadra nuk reagoi, nuk arriti, nuk pati forcën për të reaguar. Mungojnë lojtarë apo ishte menduar në këtë mënyrë? – Jo, por e tillë është një ndeshje futbolli, një lojë e vështirë, aspak e lehtë. Unë mendoj që nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 0 në favorin tonë. Ishte e vështirë sepse ishin të dyja skuadra të rreshtuara mirë taktikisht dhe të forta.
Jeni i mërzitur me skuadrën, e kam fjalën vetëm për ndeshjen me Gjeorgjinë? – Jo, jam i mërzitur me veten time, ka dhe humbje, por gjithsesi e kaloj, pas dy ditësh jam më i qetë, nuk kam çfarë të them për lojtarët, ata dhanë gjithcka aty në stadium.