Anita Muçaj në një paraqitje televizive është pyetur për një çështje që shumë pak figura publike e diskutojnë hapur.
Ndërhyrjet estetike.
Ajo është pyetur se “a e vlerëson vetën më të bukur, kur ka qenë më e re në moshë apo tani”?
“Ndoshta dikur kam qenë më e mirë nga pamja fizike se mosha e bënë të vetën.
Por, mendoj që kur je i ri ke më shumë frikë, edhe më shumë komplekse.
Kur arrinë tek 40 e sipër pastaj je në paqe.
Kur je rehat me veten, do të jesh rehat me të gjithë botën”, ka thënë ajo.