U kapën me drogë në vlerë deri në 200 mijë euro, Gjykata ua vazhdon paraburgimin katër të arrestuarve në Prizren

0
355

jësiti i Trafikut të Autostradave në Pjesën Vërmicë-Prizren, më 6 qershor ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, të llojeve të ndryshme që kapin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Për rastin Policia ka arrestuar katër persona, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, ekstazi.

Por, kjo siç merr vesh Gazeta Sinjali nuk ka qenë substanca e vetme e kapur nga Policia. Aty është gjetur edhe kokainë, crack, LSD, dhe lloje të tjera të drogave, vlera e të cilave shkon në mbi 200 mijë euro.

Gazeta Sinjali gjithashtu kishte raportuar ekskluzivisht edhe emrat e katër personave që janë të përfshirë në këtë rast: Patryk Selmanin, Ron Vllasaliun, Driton Tullarin dhe Erzen Dulahin.

Me 4 korrik, Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë vendim për ta vazhduar masën e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

“Është caktuar VAZHUAR MASA E PARABRUGIMIT në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 05.08.2024”, thuhet në njoftim.

Si ndodhi rasti?

Policia i sekuestroi substancat narkotike pasi ndali dy vetura të markës Golf 7 për tejkalim të shpejtësisë, zbulon Gazeta Sinjali.

Pas këtij momenti njëri nga të dyshuarit, e ka hedhur çantën me sasitë e drogave në të.

Policia ka sekuestruar edhe disa telefona dhe para të gatshme./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here