U kap me marihuanë në veturë – 27 vjeçari përfundon në pranga të policisë në Prizren

0
276
Foto: Ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një tjetër rast i tillë është zbuluar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Prizrenit, ku një i ri është arrestuar me substancë narkotike në veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Hasan Prishtina”, kur njësiti hetimor i Stacionit Policor në Prizren ka ndalur për kontroll një veturë të tipit Land Rover.

Gjatë kontrollit brenda automjetit, policët kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 gramë marihuanë dhe një pako me rizlla, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për konsum personal.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Shkodran Kryeziu, 28-vjeçar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Me t’u raportuar rasti, është njoftuar edhe njësia për Hetimin e Narkotikëve (DHTN) në Prizren, e cila e ka marrë në trajtim çështjen dhe po vazhdon me hetimet.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here