Faqja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook,e cila ishte hakuar ditë më parë , sot ka pësuar sërish ndryshime, raporton Gazeta Sinjali.
Faqes i ishte ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në vetëm ‘Hashim’ e po ashtu ishte ndryshuar edhe fotografia e profilit.
Ndërsa sot emri është rikthyer sërish në atë të plotë dhe në fotografinë e profilit është publikuar fotografia zyrtare.
Ndryshe, faqja e Thaçit është joaktive që nga viti 2020, pasi që ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë bashkë me ish-udhëheqësit tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Katërshja akuzohen për krime lufte, teksa më 3 prill ka nisur edhe gjykimi ndaj tyre.