Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku një 59-vjeçar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët ia kanë dhënë edhe ndihmën e parë, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se pasi i është dhënë ndihma e parë nga Policia, ekipet emergjente kanë arritur t’ia kthejnë vetëdijën 59-vjeçarit.
Pas ndihmës mjekësore që i është dhënë nga ekipet emergjente në vendin e ngjarjes, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.
Megjithatë, pavarësisht trajtimit të dhënë, viktima ka humbur jetën pas pak kohësh në spital.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore të Spitalit të Prizrenit, rreth orës 15:30.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/