U dëmtua ndaj Bolognës, mbrojtësi i Milan mbyll sezonin

0
261

Mbrojtësi i Milan, Alessandro Florenzi është i detyruar që ta mbyllë para kohe sezonin. Lojtari i kombëtares italiane, u dëmtua në gju gjatë ndeshjes së mbrëmjes të së hënës ndaj Bolognas dhe si rezultat do duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Alessandro Florenzi mori një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të majtë mbrëmjen e kaluar. Nga ekzaminimet e kryera mëngjesin e sotëm u zbulua se lojtari ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale , e cila do të kryhet nesër.”-njofton klubi i Milan, raportojnë mediet italiane.

31-vjeçari luajti për 75 minuta në ndeshjen Milan-Bologna, për raundin e 31-të të Seria A, që u mbyll me barazim pa gola, përpara se të linte fushën e lojës i dëmtuar./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here