U ble nga Arsenali në 2019-ën, Franca grumbullon mbrojtësin që ende nuk ka debutuar te “The Gunners”

0
300

William Saliba ka marrë për herë të parë ftesë për t’u bashkuar dhe për të luajtur me kombëtares fraceze. 20-vjeçari u njoftua këtë të hënë se do të zëvendësojë Benjamin Pavard të Bayern Munich, në skuadrën e “gjelave”.

Saliba kaloi te Arsenali në vitin 2019 për rreth 27 milionë paund nga Saint-Etienne, megjithatë qendërmbrojtësi ende nuk e ka bërë debutimin me “The Gunners”.

20-vjeçari iu bashkua Marsejës si huazim në fillim të këtij edicioni dhe ka ka qenë në formë të shkëlqyer pasi është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij, aq sa tashmë është kërkuar të bashkohet me përfaqësuesen e kampionëve të botës në fuqi.

Kontrata e mbrojtësit me Arsenalin skadon në 2024 dhe aktualisht nuk dihet nëse Saliba do të përfshihet te “Topçinjtë” sezonin e ardhshëm./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here