Mëngjesin e sotëm, Policia në Prizren u përballë me një person brenda stacionit policor, i cili shkaktoi telashe pasi u arrestua për shkak të një rasti në të cilin ishte përfshirë. Për pasojë, i dyshuari përfundoi në mbajtje dhe tashmë janë zbuluar detajet e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, fillimisht rreth orës 05:00 të mëngjesit, është raportuar një rast i kanosjes, ku ishte përfshirë një person, te HIB-i, në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren.
Si rezultat i denoncimit, njësitë përkatëse intervenuan dhe arritën ta arrestojnë të dyshuarin, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pas arrestimit, brenda stacionit policor, i njëjti po dyshohet se në shenjë revolte, ka goditur një derë, duke e dëmtuar.
Zyrtarët policorë e kanë futur menjëherë situatën nën kontroll dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se i dyshuari është emër i njohur për Policinë, pasi ehte recidivist i veprave të tilla.
Ndaj tij, është iniciuar hetimi për veprat “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./Gazeta Sinjali/