U akuzua se përndoqi Heidin në “BBV3”, ish-banori: Në atë lojë qimja bëhet tra…

0
49

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Liam Mandiaro për të komentuar banorët e këtij edicioni të reality show-t, por edhe për të folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ishte diçka demoralizuese që u mora nga forcat e policisë. Psikologjikisht kthimi nuk ishte wow, sepse 15 ditë në burg dhe pastaj kthehesh. Por çdo gjë është mirë tani, ka dalë e drejta në pah. Sot gjërat janë mirë…

E kam menduar për dëmbshpërblim, por duhet të gjëj avokatët e duhur. Ishte hera ime e parë në burg Që të arrish në një vend në jetë duhet të vizitosh varrezat, spitalet dhe burgun. Unë i kam vizituar të treja”, tha Liam.

Lidhur me raportin e tij me Heidin sot ai tha:

“Unë me Heidin nuk kam pasur ndonjë problem kushedi se çfarë. Në atë lojë ndonjëherë qimja bëhet tra. Nuk besoj që ka pasur ndonjë konflikt mes meje dhe Heidit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here