U-12 e “Junior 06 Moni Bau” kampion vjeshtor

0
452

Basketbollistët e KB “Junior 06” janë kampion vjeshtor të Ligës U-12 Perëndim. Ata në ndeshjen e fundit të javës së 7-të, e cila u zhvillua në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit, shënuna fitore bindëse ndaj skuadrës ‘Theranda Basket’ me shifrat 50:12 dhe kështu me bilanc të qindpërqindtë të fitoreve u shpallën kampionë të pjesës së parë të edicionit 2022/2023.

Ndeshja e fundit e vjeshtës, pothuaj sikurse të gjitha ballafaqimet tjera, nisi me superioritet të vendësve, të cilët të prirë nga treshja Rilind Morina – Dion Elshani dhe Muhamed Majed paralajmëruan debakël për suharekasit. E kur këtyre ia shtojmë edhe lojën efikase të vajzave Anisa Morina e Anisa Pulaj atherë gjithçka shkonte sipas parashikimkit të trajnerëve – fitorja e pestë rresht për titull të kampionit vjeshtor.
Për fitoren e skuadrës ‘Junior 06’ kontribuan: Dion Elshani me 14 pikë, Rilind Morina me 9 pikë e 12 asistime, Muhamed Majed me 10 pikë, si dhe Anisa Pulaj e Anisa Morina me 11 përkatësisht 4 pikë dhe Edi Huskiç me 4 sosh.

Mirëpo për suksesin e këtij klubi gjatë lojës kanë dhenë kontribut edhe këta lojtarë të inkuadruar: Dioklet Cukaj, Endri Krasniqi, Besnik Kastrati, Adis Lur, Lorina Kastrati dhe Avud Rifati.
“Pa dyshim, puna e përkushtimi i stafit të trajnerëve, si dhe disiplina dhe serioziteti i lojtarëve tanë u kurorëzua me sukses të qindpërqindtë. Jemi kampionë vjeshtorë dhe do të vazhdojmë me sukses të këtillë edhe në pranverë. Falënderoj lojtarët, prindërit e fëmijëve dhe të gjithë ata që na mbështetën e po na mbështesin në sukseset tona. Urime të gjthëve për titullin kampionë të kësaj gruposhe, dhe sjukseset e gruposhave tjera!”, ka thënë drejtori i KB “Junior 06” Ramush Rushiti./V.B

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here