Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një videoje në rrjetet sociale, duke shokuar botën e sportit. Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të fituar titullin e kampionit të peshave të rënda kundër Oleksandr Usyk, Fury ka vendosur të mbyllë një karrierë që ka shënuar shumë momente të paharrueshme, shkruan 04 Online.
Në një postim emocioni, Fury falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë udhëtimit të tij. “Faleminderit, ka qenë kënaqësi. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këtë rrugëtim,” tha mes tjerash bokseri.
Ai tha gjithashtu në video: “Përshëndetje të gjithëve, unë do ta bëj këtë shkurt dhe ëmbël. Do të doja të njoftoja pensionimin tim nga boksi. E kam dashur çdo minutë të saj.”
Fury largohet nga boksi në moshën 36-vjeçare, pas një karriere të shënuar me tituj të mëdhenj, duke arritur kulmin e tij në nëntor të 2015, kur fitoi titujt e unifikuar ndaj Wladimir Klitschkos. Me këtë pensionim, Fury përmbyll një periudhë të shkëlqyer në boksin e peshave të rënda, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme që do të mbahet mend për shumë vite./04 Online