Koncepti i duhanpirjes është i njohur për të gjithë. Por ekzistojnë edhe forma të tjera si duhanpirja e dorës së dytë apo duhanpirja pasive, ku personi nuk pi duhan por qëndron pranë personave që e konsumojnë. Ndërsa duhanpirja e dorës së tretë (terciare) nënkupton substancat e dëmshme që mbeten në sipërfaqe, veshje, mobilje, perde pasi është konsumuar duhan në një ambient të mbyllur.
Ku qëndron problemi?
Ndryshe nga tymi që është i dukshëm, substancat e dëmshme që qëndrojnë në sipërfaqe pasi është konsumuar duhan nuk i shohim. Kjo e bën dhe me të rrezikshme sepse nuk mund ta shmangim.
Një studim ka zbuluar prezencë të lartë të këtyre substancave të dëmshme në shtëpinë e një personi që kishte 9 vjet që kishte lënë cigaren.
Universiteti i San Diegos dhe profesori George Matt, bashkëautor në këtë studim deklaron se prezenca e tymit të duhanit provon se ka mbetje të rrezikshme të duhanit në dhomë, edhe pse nuk mund të këtë aroma të pakëndshme në dhomë.
Studiuesi kryesor në këtë projekt, Dr Hugo Destelejs konfirmon se doza ditore e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve të dorës së tretë mund të jetë shumë e lartë sepse përveç thithjes së tymit, substancat mund të përthithen dhe nga lëkura. Nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm me lëkurën dhe gojën rriten mundësitë për një ekspozim kronik ndaj këtyre mbetjeve. Kjo është e dukshme shpeshherë dhe në pluhurin apo ngjyrën që marrin muret e dhomës.
Si të pastrojmë një ambient nga mbetjet e rrezikshme?
Për të pastruar një shtëpi, restorant, hapësirë pune apo hapësirë tjetër, nga prania e tymit terciar, Dr. Rachel Rekord thekson se është më mirë të largoni mobiljet, dekorimet, perdet, tapetat dhe të gjitha orenditë e tjera të cilave mund t’u bashkëngjitet lehtësisht tymi. Kjo masë drastike propozohet sepse ajrosja, larja dhe pastrimi i dhomës nuk i largon këto substanca.
Pas këtyre ndryshimeve rrënjësore, pirja e duhanit nuk duhet lejuar në dhomë në menyrë që tymi të mos preki sërish këto sipërfaqe.
Për shumë duhanpirës, kjo mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht nëse personi ka një rutinë mëngjesi ku dëshiron të pijë kafe dhe cigare në ambientet e brëndshme të shtëpisë.
Duke pasur parasysh se duhanpirësit pinë duhan kryesisht për shkak të nikotinës, shumë prej tyre mund të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme si pajisjet pa tym që e ngrohin duhanin. Pajisje të tilla nuk prodhojnë tym duhani, por thjesht aerosol. Në këtë menyre tymi i duhanit që çlirohet nga djegia eleminohet plotësisht..
Gjithashtu, prania e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme reduktohet deri në 95% sepse këto produkte çlirojnë aerosol në vend të tymit të duhanit. Aerosoli nuk mbetet në veshje, mobilje, mure dhe zhduket shumë shpejt.