Autoritetet turke kanë vendosur ta ribrendojë imazhin e vendit në botë, e televizioni turk TRT ka treguar se pse po e bënë një gjë të tillë.
Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”, transmeton Telegrafi.
“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e televizionit turk.
Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë. Ribrendimi nacional mund të ndodhë për shumë arsye, të prezantohet në një imazh pozitiv apo ndoshta për shkak të politikës.
TRT merr shembullin e Holandës që ndryshoi emrin apo rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordua për emrin Maqedonia e Veriut.
Irani në vitin 1935 ndërroi emrin, që më herët quhet Persia. Në gjuhën turke, vendi quhet Turkiye. E ky shtet pranoi këtë emër pas vitit 1923 kur edhe e fitoi pavarësinë nga fuqitë perëndimore. /Telegrafi