Një tërmet tjetër me magnitudë 4.6 goditi para pak çastesh pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas faqes së internetit të EMSC-së, transmeton Telegrafi.
Tërmeti ndodhi në një distancë prej 38 kilometrash në lindje të qytetit Osmanli.
Në anën tjetër, numri i viktimave në Siri dhe Turqi nga tërmet shkatërruese që goditën këto vende një javë më parë, ka shkuar në 37.357.
Kujtojmë që më 6 shkurt, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete me fuqi shkatërruese prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.