Tuchel i del në krah Lukakut: Ka një arsye pse e transferuam, ende besojmë te sulmuesi

0
241

Chelsea nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit teksa së fundmi ka pësuar dy humbje radhazi, me Brentford dhe Real Madrid. Një nga lojtarët që është vendosur nën akuzë nga ana e tifozëve është Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg nuk ia ka dalë të përmbushë pritshmëritë pas rikthimit nga Inter, megjithatë trajneri Tomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij. Gjermani theksoi se ende besojnë te Lukaku dhe se situata e një sulmuesi mund të ndryshojë nga momenti në moment.

“Në e kërkuam Lukakun dhe e transferuam sepse besonim tek ai, ende besojmë te sulmuesi. Nuk është faji i Lukakut për dy ndeshjet e fundit, ai nuk ka qenë as titular në këto raste, patëm një rezultat aspak të kënaqshëm ndaj Real Madrid por nuk mund t’ia vendosim fajin vetëm një futbollisti. Ne po punojmë ende që të përmirësohemi, edhe me Lukakun.

Ka një arsye pse shpenzuam 113 milionë euro për të dhe ai pati arsyet e tij për t’u rikthyer te Chelsea. Rrugëtimi i Lukakut nuk ka përfunduar, për sulmuesin situata mund të ndryshojë në çdo moment dhe historia merr më pas një tjetër rrjedhë”, u shpreh Tuchel./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here