Trajtimi i çrregullimeve të shëndetit mendor dhe atyre emocionale paraqet shpesh një sfidë të konsiderueshme për profesionistët e fushës dhe një përvojë të zgjatur vuajtjeje për individët e prekur. Në shumë raste, kjo vështirësi rrjedh nga natyra multifaktoriale e çrregullimeve, kompleksiteti i neurobiologjisë individuale, si dhe nga mungesa e ndërhyrjeve të avancuara terapeutike të personalizuara dhe të bazuara në neuroshkencë.
Për herë të parë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe më gjerë, Instituti i parë i neuroshkences dhe shendetit mendor “White Storm” po hap rrugën drejt një paradigme të re në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve neurozhvillimore dhe mendore dhe emocionale. Ky institut, i bazuar në qasjen transdiagnostike dhe neurobiologjinë funksionale, ka vënë në qendër të punës së tij konceptin e neuroplasticitetit sinaptik, modulimit kortikal, dhe rregullimit neurofiziologjik të rrjeteve neurale ndërfunksionale.
Duke përdorur teknologjitë më të avancuara në neuroimazhërim funksional, si dhe vlerësime të hollësishme të kohërave latente kortikale dhe variabilitetit të aktivitetit evokuar nga stimuli sensorë, ky institut synon të zbulojë mekanizmat e brendshëm etiopatogjenetikë që qëndrojnë në themel të simptomave të fëmijëve me çrregullime si: Çrregullimi i Spektrit Autik (ASD), ADHD, vonesa globale në zhvillim, çrregullime të përpunimit sensor, apraxia verbale. Përfitimet e kësaj qasjeje janë thelbësore: përmes një profilizimi neurokognitiv të individualizuar, ku ndërthurja e analizave neurofiziologjike dhe neuropsikologjike krijon një pasqyrë të detajuar të funksionimit të trurit, krijohet baza për ndërhyrje specifike dhe shumë të synuara në nivel të rrjeteve neurale të dëmtuara.
Me përfshirjen e një ekipi multidisiplinar me përvojë ndërkombëtare, shumë individë dhe familje nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë një diagnozë të saktë apo trajtim efektiv.
Ky institut shënon jo vetëm një avancim klinik, por një revolucion konceptual në mënyrën si e kuptojmë dhe trajtojmë trurin në zhvillim. Ai sjell për herë të parë në rajon një qasje neurointegrative që shkon përtej simptomave të dukshme, duke u përqendruar në rregullimin e vetë strukturës dhe funksionit të trurit në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Shkruan: Dr. Elma Miftari – Specialiste e Psikofarmakologjisë dhe Neuroshkencës Klinike
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online