Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe e zgjidhim

0
75

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit në takimin e Bordit të Paqes për shtetet anëtare, përmendi raportet mes Kosova dhe Serbia.

Trump vlerësoi se dy vendet “shkojnë mirë” dhe shtoi se, nëse lindin probleme, mund t’i telefonojnë atij për t’i zgjidhur.

“Si një shembull, Kosova dhe Serbia. Unë e bëra këtë. Kosova dhe Serbia, çfarë pune, shumë faleminderit, shumë mirë. Dhe ju shkoni mirë, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim. Shumë faleminderit, me të vërtetë shumë mirë”, deklaroi Trump.

Ai iu drejtua gjithashtu presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e falënderuar për bashkëpunimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here