Trump përfundon garën me 312 vota të kolegjit elektoral, Harris me 226

0
80

Donald Trump ka përfunduar garën me 312 vota të kolegjit elektoral, duke e mposhtur kundërkandidaten Kamala Harris me 226.

Këto rezultate të parashikuara nga Arizona nuk nënkuptojnë vetëm se Donald Trump fitoi të shtatë shtetet e lëkundura në zgjedhjet amerikane – ato gjithashtu shënojnë votat përfundimtare të kolegjit elektoral.

Pas katër ditësh numërimi në shtetin jugperëndimor, Arizona ishte e fundit që njoftoi se kë kishin zgjedhur votuesit e saj.

Trump mori të gjitha 11 votat e kolegjit të tij zgjedhor, që do të thotë se në përgjithësi ai shënoi 312 në krahasim me 226 të Kamala Harris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here