Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit të Paqes, një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkroi:
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar të dy Fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij. Të gjithë do të trajtohen barabartë.”
Nuk janë dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi përmbajtjen e marrëveshjes apo afatet kohore për zbatimin e saj, por deklarata e Trump ka shkaktuar reagime të shpejta në skenën ndërkombëtare, duke shtuar shpresat për një zgjidhje të qëndrueshme në rajon, raporton AP.
