Arsenali udhëton drejt Manchesterit për supersfidën ndaj United në javën e parë të Premier League, ku prurjet e reja si Gyökeres, Mbeumo dhe Cunha pritet të debutojnë, shkruan 04 Online.
Megjithatë, vëmendja është përqendruar tek Leandro Trossard. Pavarësisht spekulimeve për një largim drejt Galatasarayt, belgu është parë në skuadrën që udhëtoi me tren drejt Manchesterit, gjë që tifozët e kanë interpretuar si sinjal se ai mund të mbetet në planet e Artetas.
Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka theksuar se aktualisht nuk ka oferta konkrete, por e ardhmja e 30-vjeçarit mbetet për t’u ndjekur deri në mbylljen e merkatos më 1 shtator.
Për momentin, Trossard duket se do të jetë në dispozicion të Arsenalit për sfidën e madhe në “Old Trafford”./04 Online